PROFIL i Tualant Ballës, benjamini i Fatos Nanos tek pasardhës i Gramoz Ruçit


Pjesa e 1.

Sapo të marrë dritën jeshile nga presidenti i Republikës, Taulant Balla do të jetë ministri i ri i Brendshëm, duke zëvendësuar në këtë detyrë Blendi Çuçin.

Emërimi i Ballës në këtë detyrë vjen disa orë pas lënies së mandatit nga ana e deputetit Rrahman Rrahja për një ngjarje të rëndë në Krujë, ku pjesëtarë të afërt të familjes së tij dhunuan dy persona të tjerë, incident ky që shkaktoi debat të madh në opinion publik dhe tronditi imazhin e Çuçit dhe Policisë së Shtetit për reagimin e saj.

Taulant Balla lindi më 12 gusht të vitit 1977 në Librazhd, ku ndoqi shkollën fillore dhe të mesme. Me rezultate të mira ai kreu studimet dhe masterin për shkenca politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin “Alexandru Ioan Cuza” në Iasi të Rumanisë.

Hyrja e tij në politik nisi në vitin 2004-2005 ku shërbeu si anëtar i kabinetit të kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano. Këtu mësoi për lidhjet e krimit me basifondet e shoqërisë dhe për pak kohë u bë bizhuja e Fatos Nanos.

Balla u zgjodh për herë të parë deputet i Librazhdit në vitin 2005, në moshën 28 vjeçare dhe prej asaj kohe nuk ka munguar në Kuvendin e Shqipërisë. Ai ka trashëguar dosjet, skedat e PKSH nga Gramoz Ruçi duke lundruar mes intrigave brenda bllokut të partisë, me 4 klane.

Pas zgjedhjeve të 2017, për shkak dhe të rezultatit të mirë të arritur Taulant Balla u emërua kryetar i grupit parlamentar socialist. Njëkohësisht, ai u emërua Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Pas dorëheqjes së Gramoz Ruçit, ai u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, post të cilin e mbajti deri pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku u zëvendësua nga Damian Gjiknuri.

Përgjatë gjithë kësaj kohë ai ka qenë një ndër zërat më të fuqishëm të mazhorancës aktuale, dhe shpesh herë është akuzuar nga opozita, Sali Berisha, Ilir Meta dhe të tjerë si i përfshirë në afera kriminale, mes të cilave mund të përmendim atë të “Toyota Yaris”. Por asnjë nga ato akuza nuk janë vërtetuar në gjykatë apo media, madje Balla i ka sfiduar akuzuesit në gjykatë.

Aktualisht, Balla mban ende detyrën e kreut të grupit të PS në Kuvendin e Shqipërisë dhe drejtuesit politik të qarkut Fier. Ai erdhi në këtë qark si pasojë e “internimit” politik që i bëri Edi Rama përshkak të rezultatit të lartë vetjak në qarkun Elbasan, ku direktiva ishte të votohej PS.

 

Latest articles

Related articles