Kaos te PSG, 6 lojtarë kundër Mbappe

Sjellja e Kylian Mbappe ka krijuar një të çarë të madhe në skuadrën e PSG ku sheiku Al Khelaifi duhet t’i japë zgidhje sa më shpejt pasi rrezikon që bomba në skuadrën e tij të shpërthejë dhe të shkatërrojë gjithçka. Vendimi i sulmuesit për të mos rinovuar duke dhënë sinjale të qarta për Realin e Madridit ka kthyer kundër lojtarit një pjesë të konsiderueshme të skuadrës.

Sipas mediave vendase, plot 6 lojtarë kanë dalë kundër numërit 7 i cili vijon të provokojë me mesazhe në distancë.

“Sjellja e tij është ofendim për klubin”, i shkruan një lojtar presidentit. Identiteti i tij është ruajtur anonim nga televizioni RMC që shton se mes lojtarëve që kanë nisur revoltën janë dy blerje të reja të klubit parizien.

Latest articles

Related articles