“Sorosi mbështetës kryesor i Ramës, i ka garantuar akses me njerëz të rëndësishëm të botës”

Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se filantropi George Soros është një nga mbështetësit kryesor të kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se Soros i ka garantuar akses Ramës me disa nga njerëzit më të rëndësishëm të botës, përfshirë këtu dhe njerëz të rëndësishëm të politikës amerikane.

“Sorosi sot është një nga mbështetësit kryesor të Ramës dhe ai i garanton Ramës akses te disa nga njerëzit më të rëndësishëm të botës.

I garanton akses te disa nga rrjetet me influencë në të gjithë botën. Është fakt që Sorosi është mbështetësi kryesor i zotit Rama dhe i ka ofruar qasje me disa nga njerëzit më të rëndësishëm të botës, përfshirë dhe disa nga njerëzit më të rëndësishëm të politikës amerikane.”, u shpreh Sejamini.

Latest articles

Related articles