Godelli rezulton me doping, Peshëngritësi: Do të kërkoj testin B, substanca nuk ka lidhje me peshëngritjen

Sikur mos të mjaftojë momenti i vështirë në aspektin e rezultateve, me Shqipërinë që nuk ka aktualisht asnjë peshëngritës brenda normës olimpike për “Paris 2024”, shtanga kuqezi vijon të njolloset nga skandalet e dopingut.

Në njoftimin e fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Testimeve (ITA), Daniel Godelli ka rezultuar pozitiv ndaj substancave të ndaluara në testimin e bërë më 19 prill 2023, periudhë kjo 31-vjeçari ishte pjesë e kombëtares në Kampionatin Europian që në atë kohë mbahej në Jerevan të Armenisë.

Në njoftim thuhet se Godelli ka rezultuar pozitiv me substancën enobosarm, një medikament që përdorin në bodybuilding si alternativë të steroideve anabolik.

Këtë gjë e ka pranuar edhe vetë sportisti nga Peqini në një status të tij, në rrjetet sociale, duke theksuar se nuk e ka përdorur për doping dhe këtë gjë do ta sqarojë sipas tij në testin B të analizës.
Substanca e gjetur në trupin e sportistit shqiptarë është SARM, sipas agjencisë ndërkombëtare të testimeve ITA. Ajo është e ndaluar dhe konsiderohet si doping që nga viti 2008 nga Agjencia Botërore e Antidoping (WADA), ndërkohë që rasti i parë i kapur me këtë lloj substance ishte në vitin 2013, çiklisti rus Nikita Novikov.

Ky është rasti i dytë i pozitivitetit, nëse konfirmohet zyrtarisht për Godellin, pas atij të 2014-s ku u shpall kampion bote bashkë me Romela Begajn, ku të dy rezultuan pozitivë.

Latest articles

Related articles