Deputetja e PD ironion zv.ministrin e Brëndshëm për armët bërthamore

Një deklaratë e zëvendësministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari se ishte krenar për punën e institucionit ku punonte, ka shkaktuar debate të forta në Komisionin për çështjet Ligjore.

Teksa në mbledhje u diskutua konventa për shtypjen e akteve të terrorizmit bërthamor, deputetja e PD-së, Dhurata Çupi kërkoi informacione nëse ka burime radioaktive në vendin tonë apo jo.

Çupi: A keni informacion mbi burimet radioaktive në Shqipëri? Çfarë ka të shtuar ky kontroll? Mirë që firmosim letrat, por çështja është që të kontrollojmë territorin. Mbetet në letra, apo kemi informacione për burime radioaktive?

Lamallari: Në territorin e Republikës së Shqipërisë për gjendjen materiale radioaktive, por jo bërthamore. Ato janë për qëllime dobiprurëse, për shkencën dhe mjekësinë. Rregullat dhe standardet janë të përcaktuara. Ne jemi palë tashmë. Janë dhe institucionet zbatuese, kemi dhe drejtori që përkujdesen për parandalimin dhe zbatimin e ligjit, siç është dhe ISHP. Jam krenar dhe e them me përgjegjësi. Nuk mohojmë se s’do ketë asnjëherë. Faktet janë fakte..

Latest articles

Related articles