Pse po shtohen infarktet tek të rinjtë? mjekët: Shkaqet, stili i jetesës dhe neglizhimi i kontrolleve

Nëse më parë fëmijët sillnin në spital prindërit e tyre me atak në zemër sot po ndodh e kundërta. Mjekët e familjes ngrenë alarmin se është ulur ndjeshëm mosha e personave që bëjnë aksidente kardiovaskuale dhe janë kryesisht 30-40 vjeçarët.

Violeta Kaçori, mjeke, QSH.8 Tiranë thotë se rastet lidhen kryesisht me përdorimin e duhanit dhe i alkoolit, yndyrnat e larta, stresi dhe përdorimi i lëndëve narkotike.

Janë shtuar shumë infarktet tek të rinjtë dhe normalisht këto raste janë referuar urgjent në QSUT. Moshat janë 30-40 vjeçare. Rastet lidhen edhe me konsumimin e alkolit në temperatura të larta duke shkaktuar infarkte deri edhe fatalitete. Vijnë më tension të lartë ose të ulët, dhimbje të forta në gjoks, djersë të ftohta, pamundësi për të marrë frymë dhe kryesisht të vjella”, thotë mjekja.

Stili i jetesës po kthehet në shkakun e të gjitha problemeve me të rinjtë.

Shumë të rinj neglizhojnë kolesterolin e lartë, konsumojnë alkool dhe shëndetin e lënë pas dore. Nuk kryejnë analiza të shpeshta kur ne i referojmë për chek up, ata nuk e vlerësojnë”, shton ajo.

Shqetësimet e të rinjve jo në pak raste referohen edhe për atakun e panikut.

Gjendja emocionale, shtimi i stresit familjar dhe ai në kushtet e punës apo papunësia. Të rinjtë referojnë edhe mungesë punësimi. Ka shumë pacientë që pas Covid kanë marrë edhe terapi nga mjeku psikiatër”, vazhdon mjekja.

Në vendin tonë numërohen mbi 87 mijë persona me sëmundje kardiovaskulare, ndërkohë që në total 260 mijë vuajnë nga hipertensioni e probleme të tjera të zemrës duke e renditur këtë diagnozë të parën për shkallën e vdekshmërisë.

Latest articles

Related articles