“E kaluam me një të rënë të lapsit Portin e Durrësit”- Açka: Do ta kthejë qytetin në kryeqendër prostitucioni e droge!

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka i është drejtuar kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit të tij sot në Kuvend.

Duke bërë një paralelizëm me romanin e saj “Të ftuar në Rrethin e Dhjetë”, Açka shkruan se vendi i politikanëve keqbërës me kompleksin e fajeve që shkel çdo kod do të ishte pikërisht në Rrethin e Dhjetë.

Ajo citon disa prej projektligjeve të kaluara në Kuvend për llogari të klientëve të qeverisë duke cekur Portin e Durrësit dhe parkun e Butrintit.

“A nuk e kaluam këtu me një të rënë të lapsit Portin e Durrësit, edhe pse do ta kthejë Durrësin në Dubain e ri, e mbi të gjitha në kryeqendër europiane prostitucioni e droge, ja mu si ai Dubai që e tronditi me kërkesat e shndritshme që fshihnin ngrehinat e zbrazura edhe vetë të ndjerin Berluskosni, i cili, edhe pse një nga njerëzit më të pasur të Italisë, nuk mundi dot kurrë as ta ëndërronte ta bënte ndonjë këtë në ndonjë cep të Italisë së tij antike”, deklaron deputetja e PD.

Latest articles

Related articles