Kandidati Gjergj Hani: PD nuk ka pasur filozofi politike

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Gjergj Hani, ndan bindjen se Lulzim Basha ka të drejtë të kthehet dhe të kandidojë për kryetar të PD, por ngre pikëpyetje nëse moralisht ka të drejtë.

“Jam dakord që ti jepet dhe njëherë shansi, nëse mendon se do bëj rikthimin duke lënë në heshtje të shkuarën, është totalisht imorale dhe nuk lind asgjë e mirë”.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se mund të jetë edhe një marrëveshje mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, pasi në të kundërt shtoi se është një heshtje që ulërin.

Hani shtoi se për sa kohë qëndron në anonimat, nuk ke një platformë të qartë, çfarë force politike është kjo.

“Partia Demokratike nuk ka pasur një filozofi politike. Është ëndrra ime që të ketë një Parti Demokratike të djathtë të vlerave konservatore.

Qoftë dhe naivitet, por unë jap alternativën. Njëri niset dhe tregon se kjo është rruga.

Gjergj Hani nuk pranon dot një realitet acid, ne duhet të përpiqemi të ndërtojmë jetët tona.

Nuk mund të presim që shpëtimi do na vijë nga një njeri, nga Amerika, Franca, Gjermani.

Pse duhet të vijnë të të ndihmojnë ty, për çfarë arsye? Përveç interesave gjeostrategjike”.

Latest articles

Related articles