Spak nuk duhet të ketë pushim këtë verë!

Nga Zef Ndreka

Po shohim se më në fund, laku i politikanëve po rrethohet ora orës. Dita ditës po shtrengohet nga pak derisa shqiptarët të besojnë se reforma në drejtësi ka qënë shumë e vonuar dhe jetike për Shqipërinë.
Jo vetëm një pjesë e madhe e shqiptarëve, por edhe amerikanët vetë të cilët e financuar reformën në drejtësinë shqiptare nuk e kishin menduar aq të nevojshme e aq jetike.
Problemet e drejtësisë në Shqipëri kanë qënë pra shumë më të mëdha e shumë më të thella sa dukeshin e shfaqeshin.
Këtë e tregon vetë ecuria e kësaj reformë, jo vetëm në dukje tejet e vështirë.
Aq e kapur ka qënë drejtësia, sa vetëm si fjalë ekzistonte në vendin tonë. Totalitarizmi, autoritarizmi ndër vite i elitës drejtuese të partive kryesore, i kryeministrave dhe presidenteve të Shqipërisë e kishin marrë peng drejtësinë, e kishin vrarë atë, e përdornin vetëm për kobure për kundërshtarët e tyre.
Asnjëherë drejtësia e kapur shqiptarë, në pluralizëm per mbi 31 vite nuk ka funksionuar. Ajo, edhe pse ndërroheshin gjyqtarit dhe prokurorët, shkonte e falej vetë tek pushteti ekzekutiv, duke u blerë dhe përdorur vetëm në shërbim të politikës dhe të perfitimit financiar.
Këtë e tregojnë rezultatet e vetingut ku pjesë e madhe e tyre, edhe pse jurist, nuk justifikonin pasuritë e korrupsionit të tyre, gjithnjë në dëm të drejtësisë.
Duhen falenderuar shumë amerikanët, të cilët më një durim akademik, mbështetën dhe nuk hoqen dorë asnjëherë nga projekti i tyre final, per te patur një partner si Shqipëria me drejtesi si gjithë Europa.
Këmbëngulja amerikane, stimulimi i tyre, mbështetja pa asnjë rezervë e tyre per strukturat e reja të drejtësisë shqiptare, tremben politikanët e korruptuar shqiptare. Filluan arrestimet e niveleve të larta, të pa prekur asnjëherë.
U arrestuan dhe u dënua ish Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri per kanabizimin e vëndit. Janë të arrestuar ish Ministri i Mjedisit Lefter Koka më një pjesë të stafit të tij për skandalin e içeneratorëve, janë në burg e po hetohen ish Sekretare të Përgjithshëm të disa ministrave.
Pritet arrestimi i ish zv.kryeministrit të qeverisë Arben Ahmetaj. Po ashtu i ngushtohet laku ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu per skandalin e Gërdecit.
Ky skandal bashkë me të tjerë të lidhur me QEZ-in dhe skandalet me fondet në shëndetësi, po pret të ngushtohet e të vërë në pranga të tjerë peshq jo të vegjël.
Konfigurimi i arrestimeve nga SPAK-u, ka filluar edhe në nivele të tjera, tek përsonat non grat-a, e pritet të zgjerohet.
Dita ditës shtohet presioni i drejtësisë së re, dhe rritet frika që ka zënë administratën e korruptuar.
Do të ishte mirë, dhe në shërbim të madh të drejtësisë, politikës dhe demokracisë shqiptare që të korruptuarit e perfolur dhe që kanë fakte, të mos fillonin pushimet e veres, por të përfundonin aty ku e meritojnë.
Ngjarje e madhe per njërin prej peshqve më të mëdhenj të vendit, pritet deri nga mesi i korrikut, kur Mc Gonnigal gjykohet per skandalet me Shqipërinë dhe politikanët e saj, i pa ndarë nga Kryeministri i vendit.
Pastaj do të shohim sa peshë e sa forcë apo influencë ka Edi Rama mbi SPAK-un, i cili nqs do vertetohet i përfshirë me agjentin amerikan, e pret arrestimi nga drejtësia e re shqiptare.
Provë e fortë kjo, që besoj hap një histori të re për ndryshime dhe ardhmërinë e Shqipërisë…

Latest articles

Related articles