Grupi sabotator në Kadastër – REDAKSIONALE

Në traditën më të mirë të Partisë Socialiste u zbulua një tjetër grup sabotator në Kadastër. Grupi armiqësor i ka të gjithë elementët përbërës për lajm të madh për popullin.

Kryeministri Edi Rama ka bërë fajtor, deputetë, ministra kryetar Bashkie, për gjendjen në të cilën ndodhet Kadastra. Sipas tij, me postin e tyre kanë “interferuar” me punën e tyre duke shfrytëzuar pushtetin e duke ndërhyrë deri në imponim deri në emërimin e punonjësve. Dmth të zotit të punës, Edi Ramës, iu kanë hedhur para syve këta delenxhinj të PS.

Edi Rama erdhi në pushtet në 2013 me slloganin “Shaban Tapia” për të perqeshur një njeri problematik të Sali Berishës, në krye të ALUIZMI, Prof. Dr. Shaban Memia, i cili ishte bërë simboli i neglizhencës me detyrën publike për 8 vite.

Pas 10 vitesh në qeverisje të punëve të vendit, Edi Rama gjen një grup sabotator në Kadastër, Hipoteka, Aluizëm që i kanë nxirë jetën qytetarëve. Ky grup armiqësor ka një shef, ose të paktën një ish shef: Artan Lame. Ky i fundit ka qenë njeriu që shitej si model suksesi kudo. Ndonëse i rrëshkiti zëri në një audiopërgjigjim të brendshëm ku tha se qeveria Rama kishte në plan të mos legalizonte 150 mijë shtëpi, përndryshe mund të prisheshin me forcën e Dallëndyshe Bicit, ish kreu i IKMT, që sot KM Edi Rama e ka vënë në krye të Kadastrës (digjitale).

Nuk po përmendim në këtë hapësirë dorëheqjen mujore të drejtorëve të Kadastrës së Vlorës apo Durrësit që ishin nën kërcënimin me jetë të bandave/ognizataveve mafioze që në kohë fushate mbledhin vota për PS.

Nëse dikur zbulimi i grupit sabotator mund të çonte deri në pushkatim ose burg të rëndë, Artan Lame me gjasë do të përfundojë në SPAK. Është edhe me zemër.

(AL)

 

Latest articles

Related articles