Analizë| E vërteta e zhvillimeve në PD dhe kandidimi i duhur i Bashës për kryetar të saj

Nga Skënder Sadri KAPITI

Që Partia Demokratike Shqiptare, që ajo nuk është as e ishdeputetëve , as e ishkryeministrit , as e deputetëve aktualë, as e ishdrejtorëve dhe as ishkryekomunarëve këtë e treguan zgjedhjet e vitit 2013, ku PD humbi thellë sepse ajo, apo më sakt ku këta të sipërcituarit e kishin privatizuar PD-në dhe e përdornin atë si masë njerëzore vetëm për interesa personale, familjare e grupale.
Humbja e Partisë Demokratike në vitin 2013 erdhi si pasojë e ndëshkimit të elitës së vjetër politike me ishkryeministrin Berisha,i cili ishte edhe kryetar i Partisë Demokratike.
Dhe humbjet në vazhdimësi të pas kësaj humbjeje i dedikohen establishmentit politik të vjetër të PD-së , gjë e cila vertetohet me faktin se pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, menjehere pas tyre ishkryeministrit Berisha i erdhi shpallja non grata për korrupsion ,për avokati të korrupsionit dhe për pengim të demokracisë.
Dhe pas non gratës amerikane , dhe me kerkese te SHBA-ve, Basha, ishkryetari i PD e përjashtoi me të drejtë Berishën nga Grupi parlamentar i PD-së.
Pas kësaj filloi reaksioni, kundërveprimi i Foltores kundër SHBA-ve dhe Bashës.

Dhe ky moment faktikisht shënoi fillimin e Vetting-ut në PD, shënoi ndarjen e Partisë Demokratike me të vjetrën , me establishmentin politik të PD-së; ky moment shënoi faktikisht atë që Basha tregoi atë se ai është kryetar i PD-së, por që establishmenti nuk pranoi dhe nuk e njihte këtë fakt , dhe e vjetra ndërmori përpjekjet për ta uzurpuar PD-në dhe për përjashtimin e Bashës si kryetar, duke sulmuar për ta pushtuar selinë e PD-së me 8 Janar 2022, duke komplotuar kundër Bashës në zgjedhjet vendore të pjesshme të 6 Marsit 2022; duke uzurpuar Selinë e PD-së pa vendim gjyqësor të formës së prerë; duke shfrytëzuar mbështetjen e pushtetit dhe të mediave të cilat e quanin Berishën Kryetar të PD-së e deri sa më në fund Foltorja me LSI-në humbën në mënyrë katastrofike në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.
Ata, te vjetrit, elita e vjetër e PD-së u shkëputën nga demokratët dhe nga interesi publik dhe ikën e larguan në infinit prej demokratëve, dhe sot janë rreth non gratës të bashkuar në Foltoren antiSHBA e antiBasha.
Dhe po këtë e treguan edhe zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 ku pikërisht këta farë ishët, ishfunksionarët gjithfarësh të lartë të PD-së të grumbulluar te Foltorja humbën thellë, sepse demokratët nuk u besonin më po këtyre të tillëve, dhe këta të tillët e së vjetrës së Foltores u braktisën nga votuesit demokratë të cilët nuk shkuan në votime, dhe ky konglamerati politiko-korruptiv Foltore-LSI humbi thellë.
Që Partia Demokratike Shqiptare, se ajo nuk është e vetëm as e ishdeputetëve, as e ishkryeministrit, as e ishdrejtorëve dhe as ishkryekomunarëve e kryebashkiakëve të PD-së dhe as e deputetëve aktualë këtë e vertetoi edhe Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike me 20 Qershor 2023 ku dështoi aventura e fundit e establishmentit politik të PD-së,ajo e komplotit të asgjësimit të PD-së e të gllabërimit të saj nga Foltorja.
Përballë gjithë këtij komploti antiPD të establishmentit të vjetër jo vetëm të PD-së, por përballë atij komploti antiPD të të gjithë politikës së vjetër të “Trekëndëshit të Bermudës” meritën për mbijetesën e PD-së e kanë Elita e Re Politike e PD-së, Kolegji i Kryetarëve të Degëve dhe antarësia vitale dhe e guximshme e PD-së që nuk lejuan asgjësimin dhe as gllabërimin e PD-së nga Foltorja dhe establishmenti i vjetër i PD-së.
PD sot nuk ka asgjë më me Foltoren , dhe nuk ka rëndësi dhe as nuk përbën preokupim e as shqetësim për PD-në se cndodh e se cfarë bën Foltorja e cila ka marrë drejtimin e saj. PD-ja ka orientimin, vizionin dhe programin e vet, ajo është një Parti Demokratike euroatlantike.
Kandidimi i Bashës për kreun e PD-së erdhi si domosdoshmëri, nevojë e kërkesë pasi koha, e drejta dhe e vërteta janë me Bashën, dhe se tashmë duhet ta dinë demokratët se pa mbështetjen e SHBA-ve nuk vjen në pushtet Partia Demokratike.
Dhe që të realizohet kjo duhet Basha të jetë kryetar i PD-së si personaliteti e partneri më i besueshëm te SHBA-të por edhe si më meritori dhe më i duhuri për PD-në për të qenë në krye të saj.
Dihet se sot Basha do të kishte qenë kryeministër nëse nuk do të ishin në listë për deputetë të PD-së Berisha me disa të tjerë në zgjedhjet e 25 Prillit 2023. Pra SHBA dhe perendimi nuk toleronjnë korrupsionin dhe as riciklimi e tij në pushtet,prandaj ata e toleruan edhe masakrën zgjedhore të pushtetit e të Ramës me 25 Prill 2021. Basha është kryeministri në ardhje, dhe këtë e pengoi foltorja, se po të mos kishte dalë Foltorja, në Shqipëri do të kishte pasur zgjedhje të parakohshme sepse keqqeverisja antipublike e korruptive e ka diskredituar rëndë pushtetin e Ramës.
Ardhjen në pushtet të PD-së e të Bashës kryeministër e përshpejton ndërgjegjsimi i demokratëve dhe fuqizimi i Partisë Demokratike pas zgjedhjeve që do bëhen për Kryetar të PD-së me 29 Korrik 2023 , ku Bashës do t’i besohet detyra e kryetarit të saj. Faktikisht më u avancuar në besimin për ndryshimin me Bashën në krye të PD-së janë opinion publik se sa jo pak demokratë të cilët mashtrohen akoma nga Foltorja.
Tashmë përfundimisht , pas Mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së dhe me rezolutën e saj, tashmë establishmenti i vjetër politik i PD-së, Foltorja dhe të tjerët, e morën përgjigjen përfundimtare se kush është Partia Demokratike.

Latest articles

Related articles