Putin mbledh këshillin e ngushtë të Sigurisë kombëtare të Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar sot një takim me zyrtarët më të lartë të sigurisë ruse më 26 qershor pas një rebelimi të armatosur nga grupi ushtarak privat Wagner në Rusi fundjavën e kaluar.

Në takim morën pjesë, ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, kreu i shërbimit të sigurisë së FSB-së, Aleksandër Bortnikov dhe kreu i Gardës Kombëtare, Viktor Zolotov, shkruajnë mediat e huaja.

Më herët gjatë ditës, Putin iu drejtua rusëve në fjalimin e tij të parë televiziv që nga kryengritja, duke denoncuar organizatorët e rebelimit pa përmendur shefin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, por i quajti mercenarët e Wagner-it “patriotë”, duke u dhënë atyre mundësinë të nënshkruajnë me Ministrinë e Mbrojtjes ose të përballen me dëbimin në Bjellorusia.

Pas negociatave me diktatorin bjellorus Aleksandr Lukashenko më 24 qershor që përfunduan në tërheqjen e ëagner nga qytetet ruse, u njoftua se Prigozhin do të dërgohej në Bjellorusi.

Latest articles

Related articles