“Biker Fest” në Shkodër bën bashkë 100 motorristë

Rreth 100 motoristë nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi, Maqedonia e Veriut dhe Europa morën pjesë në “Biker Fest, organizuar në qytetin e Shkodrës.

Pas një udhëtimi të bërë në disa qytete të Shqipërisë, në përpjekje për të promovuar natyrën dhe turizmin, grupi i madh i motoçiklistëve arriti në qytetin e Shkodrës.

Pjesë e këtij grupi ishin dhe “Shqiponjat e Rrugës-Shqipëri”.

Grupi i motoçiklistëve të apasuionuar dhuruan spektakël në rrrugët e qytetit ku kaluan me motorët e tyre të markave më të njohura të traditës amerikane.

Latest articles

Related articles