Luizi e thotë hapur: Ja sa lekë marrë për një koncert…

Luizi Ejlli mbetet një nga personazhet më të kërkuar të momentit, ku sallat e koncerteve të tija janë gjithmonë plot.

Këngëtari në një intervistë për moderatorin Meriton Mjekiqi ka folur për përfitimet tij nga koncertet apo nga reklamat e mundshme që ai bën.

Po ashtu ai ka pohuar se ka një kontratë me Top Channel dhe se menaxhohet prej tyre dhe deklaron se është i kënaqur me atë që fiton.

Prandaj kam ardhur në Amerikë për të zgjidhur këtë punë në Wolf Street, se janë duke lëviz e ke parasysh i ka ato uljet e ngritjet e veta. Ç’është e vërteta te kjo pjesë unë jam shumë rehat. Pse, se çdo ofertë që më vjen çdo ftesë thjesht ia dërgoj Top-it dhe i them fol me Top-in. Unë kam një kontratë me ta, me të cilët kam përqindjet e mia. Unë përqindjet e mia i di, përfitimet e mia i di dhe se si i mbyllin kontratën përfaqësuesit e Top-it, ajo është punë e tyre dhe përderisa ata mendojnë që me këto lloj çmimesh ose siç flitet lart e poshtë, me gjithë respektin që kam jo që nuk dua të kthej përgjigje se duket sikur arrogancë por për hir të vërtetës njerëzit janë të lirë të flasin gjithçka, jo merr 10 jo merr 20 jo merr 30.

Çmimet i vendos tjetër kush për mua, unë kam atë përfitimin tim material se është normale edhe jam shumë i kënaqur. Nuk e kisha menduar kurrë”, tha ai.

Latest articles

Related articles