“Folën për muxhahedinjtë, por heshtën për Ahmetajn”, Lita: Pse “e qep gojën” opozita

Gazetari Lavdrim Lita tha për Euronews Albania se është e çudithme heshtja e opozitës për rastin e Arben Ahmetaj.

Sipas tij opozita do duhet ta trajtonte në favorin e saj këtë çështje, ai tha se edhe për muxhahedinjtë, deputetët opozitarë kanë folur në parlament, ndërsa për rastin e ish-zëvendës kryeministrit Ahmetaj, ata e kanë “qepur gojën me fije mëndafshi”.

Më e bukura e aferës së Arben Ahmetaj është se opozita e vërtetë nuk flet. Komshinjtë e tij në Gjirin e Lalzit kanë heshtur. Ditën e marrjes së tij në pyetje në SPAK, ata deklaroheshin në parlament muxhahedin, a thua ishin opozita iraniane në Shqipëri dhe jo opozita e vendit tonë dhe e qytetarëve, ku duhej komentuar dhe gjykuar se përse një ish-zyrtar shumë i lartë i qeverisë së Edi Ramës ka mbi shpinë katër akuza.

Dhe janë akuza të rënda siç është korrupsioni, për të cilin mund të bësh 4 deri në 20 vite burg. Opozita duhet të kishte interes ta kalëronte këtë çështje, por si duket komshinjtë e tij në Gjirin e Lalzit, kanë qepur gojën me fije mëndafshi”,-tha gazetari Lita.

Latest articles

Related articles