Qytetarët e Serbisë deri më tani kanë dorëzuar vullnetarisht 100.000 armë

Qytetarët e Serbisë deri më sot kanë dorëzuar 100.000 mijë “gypa dhe mjete shpërthyese të minave” dhe katër milionë copë municione, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha për TV Pink se nuk do të ketë më zgjatje të kohëzgjatjes së aksionit për grumbullimin e armëve.

Aksioni për dorëzimin vullnetar të armëve të paregjistruara ka nisur pas dy vrasjeve masive, në shkollën e Beogradit “Vladislav Ribnikar” dhe në fshatrat përreth Mlladenovcit dhe Smederevës. Fillimisht ishte paraparë që fushata të zgjaste deri më 8 qershor, por autoritetet serbe e kanë zgjatur aksionin në të cilin qytetarët mund t’i dorëzojnë policisë armë dhe municione ilegale pa asnjë pasojë. Është bërë e ditur se pas përfundimit të aksionit do të vijojnë masa represive për ata që nuk do të dorëzojnë armët vullnetarisht.

Latest articles

Related articles