Kontrollet në MEK, Lita: Qeveria do rinegocim të marrëveshjes, skemi kapacitete për ti monitoruar

Kontrollet e ushtruara në kampin e MEK kanë nxitur diskutimet nëse qeveria shqiptare duhet ta prishë apo jo marrëveshjen me SHBA për strehimin e muxhahedinëve. Eksperti i sigurisë dhe drejtori i Faktor.al, Lavdrim Lita thotë se me këtë ndërhyrje, Shqipëria po kërkon një rinegocim të marrëveshjes me SHBA, pasi sipas tij, tashmë vendi ynë ka pozita më të forta dhe të konsoliduar në arenën ndërkombëtare.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, eksperti thotë se qeveria kërkon një rishikim të marrëveshjes duke qenë se kostot që ka marrë përsipër duke strehuar anëtarët e opozitës iranaine janë të mëdha.

“Është çështja e qeverisë shqiptare që do të negociojë sërish marrëveshjen e bërë me SHBA për MEK. Nuk jemi në të njëjtat kushte, e kanë parë të domosdoshme të rinegociojnë kontratën dhe s’ka të bëjë me lojën e madhe gjeopolitike. Aktiviteti që bënte MEK kanë dalë e padobishme për të zëvendësimin regjimit të Iranit. Lind nevoja që kostot që merr qeveria shqiptare të rinegociohen. Të qëndrojnë këtu por s’duhet të bëjnë më aktivitete klandestine kundër Iranit. DASH dhe ambasadorja Kim kanë deklarata në të njëjtën logjikë, që interesi ndaj opozitës iraniane ka rënë, veprimtaria e tyre në Shqipëri është më shumë e dëmshme për vendin tonë sesa fitimprurëse. Shqipëria në këto 10 vite s’ka pas kapacitete kibernetike të monitoronte veprimtarinë e MEK”, tha ai.

Latest articles

Related articles