Çdo student i universiteteve publike që dëshiron të ikë duhet të paguajë çmimin real të Universitetit

Nga Admir Malaj

Çdo student i universiteteve publike që dëshiron të ikë duhet të paguajë çmimin real të Universitetit. Nga ana tjetër duhen shpërblyer ata që do të rrinë dhe ndërtojnë Shqipërinë 2050.

Me shumë gjasa kur është themeluar UMT askush nuk e mendonte që politikat e migracionit Gjermane do shkaktonin këtë eksod masiv të mjekëve, që po çon në kolaps shumë sisteme shëndetësore në Jug të Evropës (shiko Greqinë, Italinë e Jugut, Spanjën etj).

Për mendimin tim UMT por dhe UPT e UT, për degët që përgatisin profesionistë si mjekë, inxhinjerë, farmacistë, infermierë duhet të rithemelohen ose ndryshojnë statutin e tyre, ku:

1. Për ata që duan të përdorin universitetet publike si trampolina për një jetë më të mirë jashtë, pagesa duhet të jetë reale, pra 5 deri 6 mijë Evro në vit. Pse mos ta paguajnë nga xhepat e tyre?

2. Për ata që pranojnë të ndërtojnë Shqipërinë 2050 shpërblimi duhet të jetë 5 deri 6 mijë Evro në vit. Pra këta studentë duhet të paguhen dhe ta shohin shkollën si punë, e të shpërblehen paraprakisht për të mirat që do t’i sjellin vendit.

Universitetet publike të një vendi nuk mundet të punojnë kunder interesave jetike të tij. Ikja e mjekëve të rinj do prodhojë një krizë humanitare në 10 – 20 vitet e ardhshme. Nuk do shumë mend fakti që ne nuk do kemi kurrë mundësi t’i paguajmë mjekët apo inxhinjerët sa Gjermania.

Prandaj kemi tre zgjidhje,
(i) ose i mbyllim fare këto universitete,
(ii) ose i bëjmë financiarisht të qendrushme duke praktikuar çmime reale,
(iii) ose i lidhim studentët këtu duke i parë si investim.

Solidariteti, që shumëkush e përmend këto ditë, lidhet me nevojat bazike, si shkolla 9-vjeçare, ose maksimumi shkolla e mesme.

Latest articles

Related articles