Tonalit shitet për 80 milion euro| Milan tenton sulmuesin e Interit dhe mesfushorin italian

Sandro Tonali duket se është më parën se kurrë një kalimi të mundshëm te Njukasëlli, me Milanin që ka pranuar 70 milionë euro për italianin.

Zikaltërit kështu kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e mesfushorit dhe në plane është italiani Fratezi.

“Gazzetta dello Sport” raporton se “Djalli” është gati t’i prishë planet Interit për mesfushorin e talentuar dhe ka gati ofertën për të bindur Sasuolon.

Jo vetëm kaq, pasi Milani do t’i prishë punë Interit edhe në repartin e sulmit. “Gazzetta dello Sport” raporton se klubi kuqezi gjithashtu po përgatit një ofertë drejt çelsit për të marrë Romelu Lukakun.

Edhe pse belgu ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar te Interi, “Blutë” e Londrës janë të gatshëm të dëgjojnë çdo ofertë që do të vijë për 30-vjeçarin.

Latest articles

Related articles