Qeveria Rama manipulon edhe deklaratën e DASH për MEK

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i është përgjigjur një pyetje
Pasi Policia e Shtetit kreu kontrolle në kampin e Manzës së Durrësit, ku janë të strehuar rreth 3.000 pjesëtarë të opozitës iraniane.

“Policia e Shtetit në Shqipëri na ka siguruar se të gjitha veprimet janë kryer në përputhje me ligjet në fuqi, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë personave në Shqipëri. Ne mbështesim të drejtën e Qeverisë së Shqipërisë për të hetuar çdo veprimtari të mundshme të paligjshme brenda territorit të saj”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Dhe kjo pjesë është quajtur si mbështetje për qeverinë. Skandaloze. Shqipëria ka të drejtë të bëjë edhe hetime në territorin e saj sepse ia njeh ligji, por jo se këto janë bërë me koordinim apo miratim të SHBA.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka konfirmuar se gjatë këtij aksioni ishin lënduar 15 zyrtarë policorë dhe 21 anëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK).

Latest articles

Related articles