Nderi i njerzimit shpëtoi, historia e Raphaël Enthoven me ChatGPT në Francë

Nga Dashnor Kokonozi

Ajo që ndodhi javën e shkuar m’u duk mjaft interesante. Në provimin e filozofisë së arsimit të mesëm francez (që është një veçori e vendit dhe gjëja që më pëlqen më shumë në të), u vu në provë edhe Chat GPT në versionin e tij të fundit, 4) përbllë një njeriu, Raphaël Enthoven që duhet thënë se nuk është fort “njeri” i zakonshëm. Eshte publicist dhe filozof.
Kjo ndodhi ndërkohë që gjysmë milioni maturantë francezë ishin ulur edhe ata dhe po përgatiteshin për tezën që u hap në të njëjtën orë për të gjithë (gati gjysmë milioni maturantë).
Ndeshja e Enthoven dhe makinës u bë në lokalet e « Paris School of Technology and Business”
Termi “provim filozofie” nuk duhet t’ju sjellë ndërmend angaritë tona të skolastikës monastike marksiste që, në formën që e njohëm ne, e paraqiste gjithçka si një skenë lufte dhe krimi.
Temat e filozofisë së baccalauréat janë të një interesi të jashtëzakonshëm jetësor. Kam kujtime interesante nga debatet që lindën kur kalamajtë kaluan këtë provim.
Temat e këtij viti ishin “A është lumturia çështje arsyeje?”, “Të duash paqen a do të thotë të duash drejtësinë?”, “A na mëson gjësendi arti?”, “ Të transformosh natyrën a do të thotë të zgjerosh lirinë?”

Përgjigjet e IA ishin të tipît « Disa filozofë thonë se lumturia eshte çështje arsyeje d.m.th që mund të arrihet nëpërmjet refleksionit etj.. Të tjerë filozofë thonë se lumturia nuk mund të thjeshtëzohet si çështje arsyeje… etj.
U vu re se frazat ishin boshe, Chat gpt bënte edhe ai një lloj retorike, fliste bukur, organizonte mendimin, por në asnjë rast nuk u vu re një refleksion i thellë filozofik.
Përfundimisht, grupi i profesorëve që analizoi përgjigjet, shpalli njeriun (Raphaël Enthoven) si fitues.
Me këtë rast gazeta Le Parisien tha se “nderi i njerzimi shpëtoi” dhe e mbyllte me pyetjen:
Edhe për sa kohë?

Latest articles

Related articles