Ambasadorja Kim, diplomatja që gjunjëzoi Sali Berishën, Metën dhe Ramën – REDAKSIONALE

Deri para ardhjes së saj në krye të misionit diplomatik, asnjë ambasador Amerikan nuk kishte guxuar të mos takonte Sali Berishën. Në ditët e para që znj Kim erdhi në Shqipëri pati një përplasje me Ilir Metaj që asokohe ishte president. Por, ajo vendosi që mos të takohej me Sali Berishën dhe kjo qe një sinjal kthese që tregoi shumë për ditët në vijim.

Figura politike e Berishës emëtonte frikën e një njeriu që kontrollonte më shumë se sa një parti politike. Por, Shtetet e Bashkuara të Amerikës zgjodhën pikërisht një femër me origjinë nga një vend ish komunist e cila kishte qenë në stafin diplomatik gjatë takimit të presidentit Trump dhe liderit koreano verior, Kim Jong Un.

Janë të gjitha simbole të asaj që znj Kim solli si risi në një Shqipëri që kishte hyrë në një ngërc politik kur Partia Demokratike e Shqipërisë dogji mandatet. Për demokratët, znj Kim ishte një diplomate e hidhur që i ka kujtuar me ashpërsi të vërtetat se pushtetit nuk mund të fitohet me dhunën e protestave të palogjikshme por përmes ofertës. Janë mësime që demokratët duhet t’i përvetësojnë sikundër nuk duhet të harrojnë deklaratën e saj se ka qenë SHBA që i ka mundësuar Partisë Demokratike fitoren në vitin e largët 1992 ku kontrolli i pushtetit komunist ishte shumë herë më i madh se sa ai i pushtetit të kësaj mazhorance.

Sot, ambasadorja Kim largohet pasi jo vetëm ka mundur të largojë Berishën nga Partia Demokratike por edhe të shohë cmontimin e një lideri që përfundoi në një mbledhës urrjetësish dhe magnet personave problematikë. Zgjedhjet e 14 majit ishin goditja finale për Doktor Berishën dhe gjithë miliardat e tij, ndërsa SPAK ka thërritur për të pyetur ish djalin e kryeministrit për aferën e Gërdecit dhe njëkohësisht dhëndrin e tij për cështjen godinave dhe tokës së Klubit Partizani.

Megjithëse fansat personalë të Sali Berishës kanë një urrjetje të induktuar nga i pari i tribusë së tyre ndaj znj Kim dhe SHBA, ato kanë goditur edhe qeverinë madje vetë kryeministrin Rama. Historia e përzgjedhjes së kryetarit të SPAK, Altin Dumani, është një nga këto ngjarje që trishtuan shumë edhe surrogatët mediatikë të Sali Berishës që i kishin prerë biletën dhe ambasadores Kim. Një betejë e ethshme mes Ramës dhe znj Kim u nis me garën për kreun e SPAK. SHBA dukshëm ano inga z. Dumani ndërkohë mediat ranë qeverisë kishin një tjetër favorit.

Kjo por edhe beteja që në korridoret e drejtësisë lidhet me dosjen e nxehtë të inceneratorëve është një shenjë e fitores që SHBA mundi të korrë përmes një diplomate zonjë që nga data 7 korrik do të drejtojë nëj seksion me rëndësi për Departamentin e Shtetit Amerikan.

Ajo mundi të gjunjëzojë të tre sundimtarët e Shqipërisë në 30 vite duke i dobësuar në mënyrë të parikuperueshme. Sali Berisah dhe Meta janë jashtë politikës ndërsa Ramës i mjafton ajo goditja fatale që duhet të vijë nga një opozitë që nuk ka më pse ngatërrohet me këmbët e saj.

Latest articles

Related articles