“Armë e Edi Ramës”, Lita: Arsyeja pse Vlora Hyseni është vendosur në krye të SHISH

Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar komentin e kryeministrit Edi Rama pak më parë në rrjetet sociale, për situatën në Veri të Kosovës.

Lita në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se përsa i përket kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Rama e ka bërë deklaratën në Ohër ku tha se do të bënte gjithçka për të minuar qeverinë.

Ai tregoi dhe arsyen se pse Vlora Hyseni është vendosur në krye të SHISH.

Mendoj se Rama ka ndryshuar pak nga presioni i fillimit me dërgimin e statutit të Shoqatës së Komunave Serbe në Veri të Kosovës, ndryshoi nga mbledhja e dy qeverive, ndërsa tani ka bërë një deklaratë jo dhe aq diplomatike drejt Vuçiç. Ai ka kuptuar se pëlqyeshmëria e tij në këtë debat bë këtë çështje ka ra shumë. Me Kurtin, Rama ka mbaruar punë para një viti ku ka deklaruar në Ohër se do ta shkarkonte dhe do të bënte gjithçka për të minuar qeverinë e tij. Vendosja e Vlora Hysenit si kreu i SHISH është për këtë arsye sepse zonja në fjalë di gjithçka për elitën e Prishtinës dhe është marrë si armë e Edi Ramës kundër qeverisë së Kosovës”- tha ai.

Latest articles

Related articles