Si u fsheh lajmi për bombën poshtë makinës së biznesmenit në Tiranë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur dy ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë. Mësohet se një person ende i paidentifikuar ka vendosur 30 deri në 50 gram tritol në makinën e një biznesmeni nga Vlora. Burime zyrtare bëjnë me dije se një sasi e vogël lëndë shpërthyese dyshohet se i është vendosur makines së një qytetari të identifikuar si Elidon Mato.

Tritoli ka shpërthyer duke e shkatërruar fare makinën, ndërkohë që fatmirësisht në këtë moment nuk kishte persona brenda në mjet. Para hetuesve biznesmeni ka deklaruar se dyshimet i ka për shkak të një borxhi, por pa dhënë emra konkret personash.

Latest articles

Related articles