Shpërdorim detyre, Prokuroria procedon penalisht drejtoreshën e konvikteve studentore

Më 8 maj përpara SPAK studentë dhe aktivistë dorëzuan një kallëzim ndaj institucioneve përgjegjëse për shpërdorimin e detyrës dhe abuzimin me fondet në lidhje me Konviktet e Qytetit Studenti.

Më 10 maj SPAK shpalli moskompetencë duke ia kaluar çështjen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kjo e fundit ka nisur procedim penal ndaj drejtoreshës së konvikteve Anila Shehu, për shpërdorim detyre.

Por prokuror është caktuar Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj, i cili sipas studentëve ka lidhje të forta me Partinë Socialiste.

Për këtë çështje, të martën në orën 10:00 studentët do të japin një deklaratë për media para Prokurorisë.

Latest articles

Related articles