“Komploti i së majtës për të rrënuar përfundimisht, qoftë edhe konceptin embrional të lirisë e demokracisë”

Inkriminimi I Safet Gjici-t për skenën e turpshme në të cilën ishte protagonisti kryesor, është vetëm farsa e fundit e një seria të pafund shpërqëndrimesh, shtrembërimesh e teatrosh politikë me synimin e heqjes së vëmëndjes së publikut, nga progresi i frikshëm e djallëzor i pushtetit të Ramës.
Mos lejoni të shpërqëndroheni, të devijoni apo të hipnotizoheni nga këto marifete të ulëta teatrale.
Ky spektakël akuzator i variantit të parodisë; mbushur me indinjatë, zëra e furi, nuk do të thotë asgjë.
Asgjë është koncepti kyc në këtë mes. Përtej mbulimit mediatik 24 orë ne 24, e gjitha kjo është vetëm hi syve.
Qeveria e korruptuar e egoiste si gjithmonë, dominon skenën politike që e ndan me copëza opozitare që shtiren se janë në kontrast mes tyre, ndërkohë që ecin me të njëjtin hap për të ruajtur status quo-në.
Nëse vërtet do të flasësh për kë është fajtor për tradhëti, atëhere ngrihi sytë më lart: akuzo qeveritë që kanë qeverisur këtë vënd per 32 vjet rresht, pasi kanë abuzuar me pushtetin e tyre, me autoritetin e veshur nga pushteti, dhe kanë injoruar shtetin e së drejtës duke tradhëtuar shqipëtarët.
Kur i referohemi “shtetit të së drejtës”, kjo është një mënyrë për ti rënë shkurt kushtetutës në bazë të idesë që të gjithë duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë në bazë e përballë ligjit. Të gjithë janë e duhet të jenë përgjegjës përballë ligjit, e që askujt nuk i jepet leje kalimi falas për hir të pozicionit politik apo pushtetit egzekutiv. Për lidhjet e tyre, për pasurinë, apo statusin përmes së cilit pretendohet të ketë një trajtim special për të ashtuquajturën elitë të gjicave të radhës.
Kur qeveria dhe përfaqësuesit e saj nuk respektojnë më shtetin e së drejtës – kushtetutën – apo besojnë se qëndrojnë mbi të, atëhere vetë kontrasti mbi të cilin bazohet kjo mardhënie bëhet e pa vlefshme.
Ky abuzim me pushtetin zgjat prej më shumë se 85 vitesh, që tashmë është bërë normë ligjore, dhe për rrjedhojë ne djall Kushtetuta.
Nëse nuk ndryshojmë këndvështrim në mënyrën se si përballemi me këto probleme, e abuzime madhore me pushtetin, abuzuesit e shtetit policor do të vazhdojnë të rrënojnë jetët tona, komunitetin tonë, e ardhmërinë tonë.
Prej shumë kohësh tashmë, populli shqiptar ka luajtur në politikë me principet e tij, e i ka mbyllur syte përballë cdo lloj paligjshmërie, kur e shikonte politikisht të përshtatshme për interest e tij të castit, duke i lejuar kështu qëverisë të shkatërronte lirinë e të vepronte në dhunim të shtetit të së drejtës.
Ne, populli shqiptar, po paguajmë tashti cmimin e gjithë kësaj.
Paguajmë cdo ditë cmimin e dhunimit, pasi kemi lejuar që qeveritë të vazhdojnë luftën e tyre kunder nesh, dhe kjo është një luftë që bëhet në shumë fronte njëherësh: me zhberjen e arsimit, shtetit të së drejtës, propagandës mashtruese, favorizimit të një kaste individësh që më parë kërkonin favore në këmbim të parasë, ndërsa tani të shëndrruar në trust, imponojnë politikat e tyre qeverive. Qeveri që tashmë kërcejnë në bazë të ritmit të lëmoshave që oligarkët u hedhin sic u hidhen kockat qenëve. Ne paguajmë e do të vazhdojmë të paguajmë, për sa kohë do të vazhdojmë të manipulohemi nga politika e tyre, nga shashkat e skandaleve që na mbajnë mbërthyer përpara tv, e të bindur tashmë që në këtë botë, korrupsioni i qeverive është normaliteti.
Është natyra e bishës; pushteti korrupton.
Më keq akoma, sic ka thënë historian I shekullit të XIX Lord Acton: Pushteti absolut korrupton absolutisht.
Kemi humbur liritë tona në mënyrë progressive, e kaq gjatë, në emër të interesave personale, sa është e vështirë të identifikojmë tani se kur filloi e gjitha kjo masakër, e tani jemi qartësisht në një trajektore dishendente, e gjërat po lëvizin me shpejtësi.
Republika ka rënë.
Komploti i së majtës për të rrënuar përfundimisht, qoftë edhe konceptin embrional të lirisë e demokracisë, falë edhe fenomenit Berisha, tashmë ka hyrë në një fazë të avancuar. Sistemi i përfaqësisë qeverisëse, është përmbysur nga një oligarki ekonomiko-kriminale e prirë drejt kontrollit total e të pakundërshtueshëm të cdo aspekti të jetës në vënd.
Edhe tani, na shtyjnë drejt përplasjesh mes nesh, pasi kështu qeverite dhe kastat e korruptuara politike janë të prirura të kontrollojnë shoqërinë, që do të thotë, përca e sundo.
Këto janë kohë të rrezikshme.
Këto janë vërtet kohë të rrezikshme, dhe jo për shkak të krimit të dhunshëm, imoralitetit e korrupsionit.
Jo, rreziku I vërtetë me të cilin përballemi është kjo kastë politike në qeveri e në opozitë, që i ka dhënë të gjitha mundësitë krimit, si armë e mjet i tyre, për të na grabitur, korruptuar e zhvatur nga të gjitha. Përfshi këtu dinjitetin e moralin që e ndërton e mbron atë.
Rreziku me të cilin “ne populli” duhet e përballemi, vjen nga këta pushtues të maskuar si qeveritarë e politikanë, që prej kohësh kanë humbur cdo kontakt me rrealitetin, e jetojnë në një rrealitet të tyre, ku pasurimi pa limit i kësaj kaste të pa denjë, do të thotë, varfëri, mizerie e mjerim për ne.
Pushteti totalitar që kjo demokraci e pakicës, ka ushtruar e ushtron mbi ne shumicën, ka mundësuar këtë rugicë qorre ku gjendemi.
Tashmë janë të vetëdijshëm që nuk kanë më se c’të japin. Qoftë edhe në terma demagogjikë. Ndaj me kavje si Gjici me shokë, na shesin shëmtinë e tyre, në një tentativë të dëshpëruar të stilit “the show must go on”.
Ndaj ndaloni një cast, e merrni në konsideratë të gjitha skemat e ndyra, djallëzore, të rrezikshme, shkatërruese, mashtruese, anti njerzore, diabolike, perverse, cnderuese, zhgënjyese, diskriminuese, e diktatoriale që ushtron mbi “ne popullin” kjo kastë burokratike e totalitare, që prej kohësh ka pushuar së qëni “një qeverisje e popullit, nga populli, e për popullin”.
Gjergj Hani

Latest articles

Related articles