Video skandali seksual i Gjicit, reagon Bardhi: Duhet të marrë refuzimin e të gjithëve, pa asnjë dallim partiak

Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të video skandalit seksual të Safet Gjicit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti i PD thotë se ky skandal përbën një cënim të dinjitetit të çdo qytetari të Kukësit.

Sipas tij akti i Safet Gjicit duhet të marrë refuzimin e të gjithëve pa asnjë dallim partiak.

“Shpërdorimi i besimit të qytetarëve nga kryebashkiakët e Edi Ramës nuk është asgjë e re. Por skandali i sotëm i Edi Ramës së Kukësit përbën një akt të rëndë të cenimit të dinjitetit të çdo qytetari të Kukësit që duhet të marrë refuzimin e të gjithëve pa asnjë dallim partiak”, shkruan Bardhi.

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen nga posti pas publikimit të një video-skandali ku shihet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë.

Gjici theksoi se ka rënë pre e një kurthi të përgatitur me detaje dhe se me vajzën që shfaqet në pamjet filmike prej disa kohësh ka një marrëdhënie intime.

Por shtoi se “sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarësisht se i rënë në kurth”.

Video seksuale e Gjicit, u cili rikonfirmua në krye të Bashkisë së Kukësit, u bë publike ditën e sotme (16 qershor). Ndërsa është filmuar në zyrën e tij në datën 6 qeshor.

Latest articles

Related articles