Tensione në veri të Kosovës, sulmohet sërish ekipi i gazetarëve në Zveçan (VIDEO)

Ekipi i RTK-së, ndërkohë që po raportonte nga Zveçani, i është sulmuar e dëmtuar makina duke duke ia thyer xhamat dhe shpërthyer gomat. Ekipi i njëjtë është penguar edhe paradite nga protesutesit, të cilët u kanë krijuar vështirësi gjatë raportimit.

“Gjatë kohës sa po raportonim më parë lidhur me situatën në komunë e Zveçanit, disa persona kanë gjuajtur me gurë në drejtim të veturë së RTK-së, që ishte parkuar pak më larg se objekti komunal”, tha gazetarja Arbëreshë Berisha, teksa shtoi se veturë së RTK-së i janë thyer xhamat dhe i janë shpërthyer edhe gomat e veturës

“Fatmirësisht në ato momente asnjë nga ekipi nuk ka qenë në veturë në ato momente”, bëri të ditur ajo, derisa shtoi se “një grup protestuesish po vëzhgonin lëvizjet e ekipit tonë.”

Gazetarja e RTK-së, Arbëresha Berisha tha se këta persona që kanë shkatërruar veturën e RTK-së nuk janë identifikuar

Sakaq, ajo vuri në dukje se në Zveçan dhe Leposaviq, ekipi i RTK-së është penguar të kryejë punën e vet në raportimin e gjendjes atje.

Latest articles

Related articles