Partia Demokratike zyrtare mbledh Kryesinë, në fokus zgjedhja e kryetarit të ri

Partia Demokratike zyrtare ka thirrur pasditen e sotme mbledhjen e Kryesisë.

Në fokus të diskutimeve do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri të PD-së zyrtare.

Pritet që në këtë mbledhje të shtrohen 3 pika të rëndësishme që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.

Së pari, do të jetë miratimi i grupeve të punës që do të ndjekin procesin e certifikimit të PD-së me të drejtë vote që do të marrë pjesë në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj force politike.

Së dyti, do të jetë edhe miratimi i rregullores së brendshme që lidhet me modalitetet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor për të zgjedhur kryetarin e ri.

Së treti, diskutimet do të kenë të bëjnë me plotësimin e vakancave në komisionin zgjedhor të PD-së që do të ndjekë të gjithë procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri.

 

Jane ne mbledhje:
Arbi Agalliu
Kreshnik Collaku
Jemin Gjana
Fitim Zekthi
Gentian Gaba
Endri Hasa
Indrit Sefa
Roland Bejko
Taulant Zeneli
Gazment Koduzi
Taulanda Jupi
Flutura Acka
Orjola Pampuri
Agron Kapllanaj
Enkelejd Alibeaj
Xhemal Gjunkshi
Merita Bakiu (online)

 

Nuk jane ne mbledhje:
Gazment Bardhi
Helidon Bushati
Lefter Geshtenja
Saimir Korreshi
Bledjon Nallbati
Dhurata Cupi
Dashnor Sula
Juela Hamati
Jonila Godole

Kane dhene doreheqjen:
Jorida Tabaku
Flamur Hoxha
Oriela Nebiaj

 

Latest articles

Related articles