Kolegji Zgjedhor vendos përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë, ja kur do të mbahen

Kolegji Zgjedhor ka vendosur përsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e Rrogozhinës.

Kolegji ka pranuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për pavlefshmërinë e rezultatit për kutinë e burgut.

Nuk ka një deklaratë që bën me dije nëse kutia rezultati i kutisë është shpallur i pavlefshëm, por është njoftuar vetëm përsëritja e procesit.

Duke qenë se diferenca e votave mes dy kandidatëve ishte më e vogël se ajo e pjesëmarrësve në votime në këtë QV, është vendosur përsëritja e procesit.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se zgjedhjet priten të mbahen brenda një periudhe prej katër javësh.

Kujtojmë se kandidati i Partisë Socialiste fitoi në këtë bashki me një diferencë prej vetëm 21 votash nga kandidati i “BF”.

Kolegji në vendimin e marrë në seancë ka shfuqizuar vendimin e KAS dhe ka shpallur të pavlefshme zgjedhjet dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve.

Më 6 qershor Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të njohë si të vlefshëm votimin e të burgosurve në burgun e Rrogozhinës.

Latest articles

Related articles