Këshilltarët e Berishës në Shkodër, do votojnë Tom Doshin në Qark?

Në Shkodër përflitet se anëtarët e Bashkë Fitojmë në Këshillin Bashkiak Shkodër, do të votojnë nesër kandidaturën e paraqitur nga PSD e Tom Doshit për Këshillin e Qarkut Shkodër. A është ky bashkim i votave të Sali Berishës e Ilir Metës, me Tom Doshin? Duhet kujtuar se Berisha e ka akuzuar Tom Doshin si “kriminel elektoral”, ndërsa anëtarët e tij në Këshillin Bashkiak, do t’i japin Tom Doshit Këshillin e Qarkut? A është normale kjo? A po e trafikon Berisha votën te Tom Doshi? Dhe duke bashkëpunuar me Tom Doshin, a quhet se Berisha po bashkëpunon me Edi Ramën? Kjo mbetet të shihet nesër kur do të zhvillohet votimi.

Latest articles

Related articles