Vuçiç: Thonë se nëna ime është një bushtër që ka tradhtuar babain, prandaj jam pro-shqiptar!

spot_img
Advertisements

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i është kthyer sërish akuzave publike se ai është djali i gazetarit shqiptar Fahri Musliu, duke i quajtur si gënjeshtra të mëdha dhe që bëhen për ta goditur politikisht.

Gjatë podcastit “The Rest Is Politics: Leading”, Vuçiç reagoi i revoltuar, teksa tha se kanë prekur moralin e së ëmës, në mënyrë që të ia përdorin politikisht se ai është pro-shqiptar, meqenëse është djali i një shqiptari.

Sipas presidentit serb, ky është një nga “mallkimet” që e ka prekur më shumë gjatë karrierës së tij të gjatë politike.

“A mund ta kuptosh argumentin kur dikush po hedh një mallkim kundër teje? Duke shtuar madje se babai yt në të vërtetë nuk është babai yt, sepse nëna jote ka qenë një bushtër dhe ajo ka tradhtuar babain tënd të supozuar me një shqiptar dhe prandaj ti je kaq pro-shqiptar”, tha Vuçiç.

Nga ana tjetër edhe gazetari Fahri Musliu, më herët i ka mohuar thashethemet që ai është babai biologjik i presidentit serb. Musliu i ka konsideruar si shpifje dhe diçka e tillë është e hidhur.

spot_img

Latest articles

Related articles