Real Madrid nuk pret më shumë por zyrtarizon goditjen e madhe të merkatos së verës pas disa sezoneve shterpësi në merkato.
Jude Bellingham transferohet në “Santiago Bernabeu” ndërsa në arkën e Borussia Dortmund shkojnë plot 134 milionë euro.
Kjo është shifra më e lartë e transferimit të një lojtari anglez në një skuadër dhe në këtë mënyrë sulmuesi 19-vjeçar vendos një rekord.
Reali e ka bërë të ditur transferimin në Twitter me një foto të Bellingham me fanellën “Los Blancos” ku shkruan titullin ë këngës së famshme të Beatles, “Hey Jude”.
Sulmuesi do të prezantohet ëprpara tifozëve madrilenë të enjten në stadiumin “Santiago Bernabeu” në orën 15:00. Bellingham i rritur në radhët e Birmingham, do të fitojë rreth 20 milionë euro në sezon me Real Madrid ku ka hedhur firmën për të luajtur 6 sezonet e ardhshme deri në 2029-ën.
Klauzola e largimit të Bellingham nga Real Madrid është rreth 1 miliardë euro.