Forcat serbe rrëmbejnë tre policë të Kosovës

Tre policë të Kosovës dyshohet se janë rrëmbyer nga njësia e forcave speciale serbe Kobra.
Autoritetet vendase bëjnë me dije se tre policët të identifikuar si: Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi kanë qenë në krye të detyrës në pikën kufitare Tresave/Bare, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale kur janë rrëmbyer nga persona të maskuar.
Bëhet me dije se drejt vendngjarjes janë nisur njësitë e policisë së Kosovës dhe KFOR.

Latest articles

Related articles