Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar anulimin e mbledhjes Kosovë-Shqipëri nga kryeministri Rama. Ai tha se rreziqet e Kosovës janë të njëjta me ato të Ukrainës dhe se sjellja e Ramës është skandaloze kur Kosova ndodhet në gjendjen e saj më të vështirë. Çollaku u shpreh se Rama po e përdor momentin për likuidime politike, por kjo sipas tij është antihistorike dhe ai ndjehet i turpëruar si shqiptar.
“Lidhur me situatën ku ndodhen raportet mes dy qeverive do thoja se është pika më e ulët e historisë që ndonjëherë dy qeveritë e vendeve tona kanë mbërritur. E kam të vështirë të kujtoj dhe në kohën e Enver Hoxhës që Tirana zyrtare të ketë një mbështetje kaq të ulët për Kosovën, anulimi i mbledhjes një skandal në një pikë të vështirë dhe të rëndë ku ndodhet Kosova kur ajo ka nevojë për mbështetej dhe mendje të ftohta dhe në këtë moment kaq të dobët dhe delikat të vijë një goditje e këtij dimensioni që më ngjan si nxitim për ti vendosur sanksionin e parë Kosovës”.
Në vijim ai theksoi se anulimi i mbledhjes së dy qeverive është një formë sanksioni që Rama nxitoi t’ja vendosë Kosovës i pari, por që sipas Çollakut të nxitojë Shqipëria në këtë situatë kaq delikate ndaj Kosovës është antihistotike.
“Unë ndjehem i turpëruar si shqiptar apo deputet i parlamentit nuk do mundej kurrë Shqipëria të vendosej në këtë pozitë. Shqipëria nuk mund të jepte shkelmin e fundit apo të parin ndaj një Kosove të shtrirë përtokë. Se kuptoj ku e gjeti kurajën kryeministri Rama, të godasë sot Kosovën dhe Kurtin, e konsideroj të turpshëm”.
Çollaku tha se Rama mund të ketë hesape politike për të larë me Kurtin, por ky është momenti më i dobët për ta goditur sepse Kurti është i rrëzuar aktualisht.
“Kjo nuk është e denjë për Shqipërinë. Shqipëria nuk mund ta bëjë këtë, është e pamundur, ajo s’mund të jetë palë mes Serbisë dhe Kosovës, ajo duhet të jetë palë me Kosovën dhe kjo më ka tronditur dhe më ka ngarkuar me turp. Ata kanë nevojë për mendje të ftohta nga Shqipëria. Edi Rama vetëm ka provokuar qeverinë e Kosovës dhe Kosovën. Pikërisht në këto momente të dobëta Rama i përdori jo për të ndihmuar Kosovën, por prodhoi një mbyllje dhe mendoj se Rama po e përdor këtë moment si një moment të artë për të. Por sot problemi nuk është Albin Kurti, më tej se kaq është fati i Kosovës dhe këtu Rama nuk ndihmon, por provokon”.
Share