Lider i LDK, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Rama për të anuluar mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri.
Ai ka shkruar se Kosova po vazhdon rrugëtimin e saj fatkeq drejt izolimit dhe ka shprehur se asaj i duhen në këtë moment miqtë dhe aleatët strategjik.
Reagimi
“Lajmi për anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive është lajm i keq për shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, në Luginë, Maqedoni e Mal të Zi.
Kosova fatkeqësisht vazhdon të rrugëtoj drejt izolimit e vetmisë. Këtë herë, si asnjëherë, mbetëm dhe pa Shqipërinë. Po mbesim dhe do të mbesim pa secilin aleat që qëndronte me ne në çdo etapë të vështirë.
Kjo s’është Kosova që e kishim menduar ndonjëherë.
Rrugëtimi i Kurtit, përplasës me perëndimin, rrezikon vet shtetësinë e Republikës. Në vend se të sillet si një Kryeministër i përgjegjshëm, një që ruan partneritetet e avancon kauzat kombëtare drejt perëndimit, ai sjellë krizë dhe izolim. Aventura e tij politike nuk mund të jetë përfaqësimi ynë popullor.
Kosovës i duhen miqtë.
Kosovës i duhen partnerët strategjik”.