Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë nesër në orën 12:00 Këshillin e Sigurimit Kombëtar.

Përmes një njoftimi zyrtar, Presidenca bën me dije se thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim.

Institucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023.

Latest articles

Related articles