“Duhet të rikthehet dënimi me vdekje për ngjarjet në Shkodër. Ska rrugë tjetër”

Çështja e rikthimit ose jo të dënimit me vdekje në Shqipëri ishte një prej temave të diskutuara në emisionin “Bilardo” në MCN TV. Gazetari Sokol Bregu tha se dënimi me vdekje duhet vendosur në qytete ku ka kriminalitet të lartë sikurse është Shkodra. Bregu vuri në dukje se ligji është shumë i rëndësishëm, duke sjellë në vëmendje se vendosja e burgimit të përjetshëm uli numrin e vrasjeve në familje.

Duhet të pyesni në Amerikë, pse e ka dënimin me vdekje? Ato që kanë më shumë krim e kanë. Është njësoj si në Shqipëri, ti s’ke pse vendos në Përmet dënim me vdekje, se aty s’ka vjedhje, në 10 vitet e fundit. Po të isha unë në Shqipëri, në Shkodër absolutisht duhet të kishte një dënim të tillë, është qyteti me më shumë krim në Shqipëri. Do t’i trembte”.

I pyetur a mund ta shuajë dënimi me vdekje gjakmarrjen?

Bregu u përgjigj: “Ta shpjegoj se çfarë është ligji. Deri në 2014-ën Shqipëria kishte 60-70 vrasje bashkëshortesh. Vrisnin të gjithë gruan dhe e di sa vjet burg bënin? 3-5 sepse nuk kishte ligj. Kur vendosëm ligjin me burgim të përjetshëm në vitin 2014, numri ra tre herë dhe sot kemi mbërritur në 12-13 raste të tjera, vetëm me vendosjen e ligjit për burgim të përjetshëm. Ligji është gjithçka. Ne jemi një vend ku Parlamenti s’nxjerr kurrë një ligj për atë çka ndodh, dalin dhe vetëm bëjnë deklarata populiste për të marrë ca pikë”.

Latest articles

Related articles