Berisha fillon dorëzimin e këshilltarëve demokratë te Meta, nis nga Librazhdi

Rithemelimi po dorëzon këshilltarët bashkiakë tek Partia e Lirisë. Dorëzimi nis nga Librazhdi, ku tre këshilltarët e foltores u regjistruan te partia e Ilir Metajt. Në një reagim në FB ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj e cilëson hipokrizi, sipas tij ky veprim vërtetoi se slogani:

“Më të fortë, më të hapur, më të bashkuar” paska qënë që me votat e demokratëve të bashkuar t’i jepet pushtet Ilir Metës.

Reagimi i Azgan Haklaj:

Fillon dorëzimi i këshilltarëve bashkiakë të rithemelimit tek Partia e Lirisë.

Në bashkinë e Librazhdit tre këshilltarët e foltores u regjistruan të partisë së Ilir Metajt.

Çfarë hipokrizie!

Nga njëra anë folkloristët bëjnë thirrje për bashkim kurse të zgjedhurit e foltores në bazë deklarohen të partisë së Ilirit.

Ky veprim shënon epilogun e mashtrimeve të tyre.

Më në fund u vërtetua se slogani:

“Më të fortë, më të hapur, më të bashkuar” paska qënë që me votat e demokratëve të bashkuar t’i jepet pushtet Ilir Metës

Latest articles

Related articles