I morën një shtetaseje çeke 28 mijë euro, arrestohen dy policë të burgut të Peqinit

Dy policë të burgut të Peqinit u arrestuan pasditen e së shtunës pasi i kanë marrë përmes mashtrimit 28 mijë euro një shtetaseje çeke.

SHKB e Burgjeve ekzekutoi sot vendimin e Gjykatës, e cila kishte caktuar paraprakisht masën e sigurisë “arrest me burg” për dy policët e burgjeve, banues në Cërrik, të cilët akuzohen për veprën penale “Mashtrimi”.

Po ashtu, gjykata ka caktuar masës shtrënguese “ndalim i daljes jashtë shteti”, në ngarkim të një 33-vjeçareje, po ashtu banuese në Cërrik, e cila akuzohet për të njëjtën vepër penale.

Kallëzimi është bërë nga një çeke e cila ka vënë në dijeni autoritetet se dy punonjësit e burgjeve i kanë marrë 28.000 eurosh, të copëzuar në intervalin kohor prej 4-muajsh. Me nisjen e hetimeve, janë sekuestruar 13.540 euro CASH nga shuma e marrë prej shtetases çeke.

Njoftimi

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar Urdhrin e ekzekutimit datë 10.06.2023, lëshuar në bazë të vendimit nr.386 datë 10.06.2023 dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për caktimin e masës shtrënguese “Arrest me burg” , në ngarkim të shtetasve;

M.B, lindur dhe banues në Cërrik i datëlindjes 18.01.1982, i akuzuar për veprën penale “Mashtrim” parashikuar nga neni 143 paragrafi 3 i Kodit Penal.

E.F, lindur dhe banues në Cërrik, i datëlidnjes 31.07.1988, i akuzuar për veprën penale “Mashtrim” parashikuar nga neni 143 paragrafi 3 i Kodit Penal, aktualisht i paraburgosur në IEVP Peqin për të njejtën vepër penale.

Si dhe për caktimin e masës shtrënguese “ndalim i daljes jashtë shteti”, në ngarkim të shtetases;

A.F, lindur dhe banues në Cërrik, e datëlindjes 05.01.1990 akuzuar për veprën penale “Mashtrim” parashikuar nga neni 143 paragrafi 3 i Kodit Penal

Nga veprimet procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në bazë të materialit kallëzues të shtetases Çeke V.R të dërguar nga SHKBB, ka regjistruar procedimin penal nr.630 viti 2023, pasi shtetasit e mësipërm nëpërmjet mashtrimit në bashkëpunim me njëri tjetrin i kanë marrë shumën prej 28.000 eurosh të copëzuar në intervalin kohor prej 4-muajsh. Nga veprimet e shpejta hetimore dhe të dokumentuara në kohën e momentin e duhur nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është bërë e mundur sekuestrimi i shumës 13.540 euro CASH.

Latest articles

Related articles