Seferi: Jemi distancuar nga politika e vjetër. Shpifjet vijnë nga revolucioni qesharak

Pëllumb Seferi, kreu i PD në degën nr.8 në Tiranë, një person me integritet dhe reputacion në komunitet ka hedhur poshtë me neveri akuzat e medias së familjes Berisha në drejtim tij.

Televizioni i foltores Syri TV shkruan se unë, djemte e mi dhe disa drejtues të PD-së jemi pjesë e bandës së Lulzim Bashës që ka ushtruar dhunë ndaj deputeteve te PD-se. Dua të sqaroj të gjithë miqtë e mi se kjo është vetem nje shpifje e ulët, nga ato qe ky televizion i ka per zanat ti bëjë ndaj kujtdo që nuk i vjen pas avazit të revolucionit të tyre qesharak. Unë dhe djemte e mi jemi distancuar nga politika e vjeter pikerisht sepse nuk e pranojme dot kete mentalitet te dhunes, fyerjeve, shpifjeve, lincimit dhe përdhosjes së dinjitetit të tjetrit që përfaqëson kjo media dhe politika së cilës ajo i shërben. Kush e drejton Syrin TV, le të sjellë një fakt apo dëshmi për ketë që thotë. Zaten kjo duket e tepërt për një media dhe politikë që shpifjen e ka si praktikë të përditshme pune.
Për arsye etike, për ti kursyer dhimbjen të lënduarve nuk po përmend apo të sjell në vemendje ngjarje të njohura mbi poshtërsitë e nyta të tij, por po mjaftohem duke theksuar se shpifje te tilla tregojnë vetëm se sa poshtë ka rënë politika që qëndron mbrapa tij.

Latest articles

Related articles