Rama: I kam dërguar një draft për Asociacionin e komunave serbe Macron dhe Sholz

Kryeministri Edi Rama ndau me publikun sot lajmin se i ka dërguar dje presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, një draft të ri për asosacionin, i punuar nga ekspertë amerikanë dhe i udhëhequr prej tij. Rama tha Kosova dhe Serbia nuk e duan Asosacionin. Rama tha se drafti iu është dërguar të gjitha palëve.

Edi Rama: Do të ishte nyja e dialogut asosacioni dhe bindja ime është që asnjëra nga palët nuk e do asosacionin dhe do të bëjë çmos ta mbajë krizën ndezur me artifica. Besoj çdo ditë e më shumë se krijimi i asosacionit është çelësi për të hapur derën e afirmit ndërkombëtar të njohjes së Kosovës dhe njohjes së saj nga të gjithë dhe uljen në të gjitha forumet ndërkombëtare. Dje i kam përcjellë Macron dhe kancelarisë Scholz, vura në dijeni Charles Michel dhe palën amerikane. është një draft për asosacionin i punuar nga ekspertë amerikanë. Një gjë që është bërë në rast se do të vinte kjo ditëkur palët dhe në këtë rast është i pakuptueshëm qëndrimi i Kosovës, palët nuk po merren dot vesh se kush duhet ta shkruajë këtë tekst. Përmbajtja e draftit është koefidenciale

Latest articles

Related articles