Ambasadorja Kim takohet me drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni


Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pritur sot në një takim Vlora Hysenin, Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri në këtë rol të rëndësishëm.

“Të dyja ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri në sigurinë dhe inteligjencën kombëtare.

Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë me efektivitet sfidat”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Hyseni ka pak javë që është zgjedhur në krye të SHISH, ndërkohë që në javët e fundit ka pasur akuza nga opozita për një vizitë të pretenduar të saj në Serbi, vizitë e cila është mohuar

Latest articles

Related articles