U largua në mes të mbledhjes së kryesisë, reagon Bardhi: Dhuna verbale nuk janë mjete politike

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas mbledhjes së kryesisë mbrëmjen e kaluar për të vendosur mbi fatin e partisë. me anë të një postimi në Twitter, Bardhi ka shpjeguar edhe arsyet se përse ka ikur nga mbledhja para se të përfundonte, duke theksuar se dhuna verbale, presioni dhe shantazhi nuk janë mjete politike. Po ashtu Bardhi ka dënuar dhunën dhe ofendimet kundër deputetëve të PD-së nga mbështetësit e Lulzim Bashës.

Postimi i Bardhit:

Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD. Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë.

Latest articles

Related articles