“Si do ta pengojmë Bashën”, Bejko: Çfarë më tha një nga ata që iku nga mbledhja

Roland Bejko zbuloi për Euronews Albania se një nga deputetët të cilët u larguan mbrëmjen e djeshme nga mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, nuk kishte asnjë merak për mënyrën se si do vendosej të udhëhiqej partia po kishte vetëm një merak.

Sipas Bejkos, deputeti, të cilit ai nuk ja përmendi emrin, kishte thënë se duhet të gjenin një mënyrë që të pengonin kthimin e Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Deputetët që ikën nuk votuan. Madje njëri prej deputetëve nuk u mor fare me modalitetet, se i humbi edhe durimi, ai tha “për çfarë vijmë vërdallë kot? Si do gjejmë një mënyrë të pengojmë rikthimin e Bashës në krye të PD-së”. Ai nuk e kishte hallin e modaliteteve, meraku i tij ishte ky, të mos vinte Basha.

I pyetur nëse do ishte pro Bashës në krye të PD-së, Bejko u përgjigj se ai nuk e ndalon dot të kandidojë dhe nëse ai kandidon, do dëgjojë vizionin që ai ka, por në rast se kthehet siç ka qenë nuk do e votojë.

Deputetët që u larguan nga mbledhja ishin Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi.

Bejko tha gjithashtu se tashmë nuk flitet për një bashkim të Partisë Demokratike, sipas tij ajo që u fol e mbase është keqkuptuar është se po kërkohet bashkimi në bazë i demokratëve në mënyrë që ata persona demokratë të cilët besuan se do fitonin zgjedhjet me Berishën dhe sot ndihen të zhgënjyer të rikthehen te Partia Demokratike.

“Sa kohë të jetë Berisha atje, nuk bëhet fjalë fare për bashkim. Kjo pikë nuk ishte e sqaruar mirë te grupi parlamentar i Partisë Demokratike se thuhej se një nga pikat ishte bashkimi, kur pyetëm në kryesi bashkim me kë? Me atë për të cilin jemi ndarë, me Berishën?

“Jo, bashkim në bazë”-thanë. Pra njerëzit që janë zhgënjyer nga Berisha sot që deri më dje e kanë ndjekur nga mbrapa dhe e panë që me të nuk fitohet, me ata do negociohet”,-tha Roland Bejko.

Latest articles

Related articles