Platforma për ndryshim| Basha: Duke çliruar politiken hedhim bazat për te çliruar ekonominë dhe krijojmë mundësi për rininë

Konkurrenca dhe meritokracia janë ne thelb te propozimit tim. Me konkurrence dhe meritokraci te kenë deputetet qe meritojnë te jene ne Parlament.
Me konkurrence dhe meritokraci, edhe ekonomia nuk do te lëngojë nga sëmundjet.
Ne Elbasan, Tirane dhe kudo nuk çan dot pa hilet dhe truket me qeveritaret lokale dhe qendrore. Po te jesh i lidhur me qeverinë dhe bashkitë, mund te mbyllin sytë, etj. Paraja informale godet sepse çmimi i euroes ben produktin shqiptar per tu shitur jashtë.
Sot nuk eshte ekonomi e lire e tregut. Sot ekonomia përcaktohet me suste nga te pushtetshmit dhe te fortët.
Thelbi i asaj qe propozoj per ekonominë dhe politiken eshte te çlirojmë politiken, të çlirojmë ekonominë.
Hapi i pare është te krijojmë mundësi për konkurrence. Ku ka mundësi për konkurrence gjerat ecin përpara. Atje ku konkurrenca mbytet nuk del i miri para, me i miri ikën, emigron.
Ne 2021-in dolëm me një platforme ekonomike ne paprecedente për 33 vite pluralizëm. Shume prej atyre propozimeve u provuan këto dy vite qe ishin kura e duhur për lëngatën ekonomike qe vuan sot Shqipëria.
Disa prej tyre kane te bëjnë me sistem te ri taksash, te thjeshtë. Me taksa te ulëta, te cilat mblidhen dhe përmirësojnë edhe transparencën, konkurrencën. Formalizim ekonomisë dhe me shpenzime te cilat targëtojnë atë sektorë te ekonomisë duke hapur vende pune me paga dinjitoze.
Duke çliruar politiken hedhim bazat për te çliruar ekonominë nga monopolet e heshtura dhe te shpallura; nga ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit ne ekonomi, nga oligarkët, nga mungesa e konkurrencës si faktorë kryesor pse ne Shqipëri nuk krijohen vende pune.

Janë propozime. I kemi ne dore te gjithë bashke qe ose t’i detyrojmë përmes presionit popullor ose me aleate qe te adoptojnë ne Parlament rregulla për te pranuar kufizimin e mandateve, vetigun e politikave dhe listat e hapura. Kemi ne dore edhe një lëvizje popullore, referendumin.
Padyshim, atë qe kërkojmë për Shqipërinë duhet ta bëjmë edhe për Partine Demokratike. I qëndroj te njëjtave parime edhe për PD. Çfarë është e mire për Shqipërinë është e mire edhe për Partine Demokratike.

Latest articles

Related articles