Debat i shkurtër me disa “mendimtarë” që japin versione si të bashkohet Partia Demokratike

 

Nga Skënder Sadri KAPITI

Po dalin shumë “mendimtarë” se si të bëhet e të  ringrihet Partia Demokratike,po të cilat ngjajnë më shumë me ato se cfarë dikur “ripërtëriheshin”partitë komuniste në perendim si parti komuniste e “rindërtuar”, partia komuniste e “rithemeluar” etj.

Ndonjë  deputete  apo deputet  “mendimtar” politik thotë se duhet të dëgjohet dhe të organizohet në Partinë Demokratike një “këshill i të urtëve”, gjë që e ka thënë më parë Edi Rama për Partinë Socialiste për të justifikuar autokracinë e tij dhe të të rilindasve të tij.

Dikush tjetër thotë për një drejtim kolegjial të Partisë Demokratike, model që e ka përdorur Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik pas vdekjes së Stalinit, model të cilin e thonë ata deputetë e funksionarë të Partisë Demokratike që nuk janë të aftë për të marrë përgjegjsi por që duan ta hallakasin opinionin  sikur po thonë dicka e që s’thonë asgjë përvecse apati, dështim dhe kapitullim .

Ka edhe nga ata mendImtarë servilë e sahanlëpirës që japin mend , janë ata të përjashtuarit  dikur nga Partia Demokratike por që u rikthyen me kërkimfalje dhe u  pishmanuan te Berisha në vitin 2005 per interesa personale e poste ministrore , pra janë ata ishreformatorët sic Genc Pollo, Tritan Shehu e  Xhaferraj.

Foltorja apo “rithemelimi” i PD-së është praktikë që e kanë përdorur partitë komuniste për ta ruajtur ideologjinë marksist-leniniste kundër rishikimit, demokratizimit  dhe revizionizimit , pra për të mos lejuar devijancat nga marksizëm-leninizmi dhe lidershipi.

Nëse Partia Demokratike institucionale nuk perjashton këto ”altenativa” bashkimi, të cilat janë përralla politike në kohë moderne; janë alternative  dështimi e që i hapin rrugën uzurpimit të saj nga e vjetra politike që është te Foltorja dhe që  PD-në ta marrin ata që e sulmuan Selinë e PD-së me 8 Janar 2022.

Ata deputetë dhe sidomos drejtuesit e degeve te PD-se dhe ata tw kryesisw sw saj që rezistuan   atë dite, ata të cilët i rezistuan pushtimit dhe uzurpimit të PD-së dhe ata të cilët sakrifikuan për mbijetesën e PD-së vazhdimisht,  këta duhet ta drejtojnë  Partinë Demokratike.

Pra ,PD-në duhet ta drejtojë Basha, dhe ai ka të drejtën morale dhe detyrën qytetare e organizative të Partisë Demokratike, përcarja  së cilës i erdhi vetëm pse SHBA dhe Basha pas tyre  shpallën non grata ishkryetarin e PD-së.

Taktika e atyre të “rithemelimit” të PD -së të cilët  kërkojnë nga ishlideri suprem i PD-së dhe të gjithë të tjerët, ata të cilët si “konservatorizëm” apo si rithemelim kërkojnë të mbajnë PD-në ne kthetrat e tyre, si pronë e mjet sundimi të përjetshëm, ta mbajnë   PD – në  ata dhe të afërmit e tyre, pra ashtu si është regjimi komunisto-konservator në Korenë e Veriut.

Pra, këta filozofë tregojnë që Partia Demokratike të bashkohet si një amalgamë turli idesh e përvojash dështake, vetëm me qëllim që këta mendimtarë dhe ata të cilët qëndrojnë pas tyre të zvarriten e ta mbajnë peng PD-në për interesa të ngushta personale.

Partia Demokratike në fakt është ajo institucionale e cila ka një berthamë të shëndetshme në krye si Basha, Alibeaj, Bejko ,Pampuri etj., qw mbwshteten nga SHBA , por edhe se baza, degët e PD-së dhe  ajo  rinore demokratike e kombetare që  besojnë  te Basha dhe  te Elita re Politike demokratike  dhe  proamerikane.

 

 

 

 

Latest articles

Related articles