Pushteti si një vajzë! – nga Indrit Vokshi


Nga Indrit Vokshi

Kur ishim 16 vjeç, një profesor i letërsisë na pati thënë: “Kush nuk i flet dot një vajze duke e parë në sy, nuk e meriton atë vajzë.” Pra nuk mjafton ta dëshirosh në fshehtësi.

Kjo na thuhej ne, 16 vjeç, pasi djemtë janë (ose ishin) pak të ndrojtur në raport me bashkëmoshataret. Më shumë i dëshironim në fshehtësi sesa kishim guximin për të ngritur kokën, për t’i parë në sy e për tu shprehur.

E ngjashme është çështja e pushtetit.

Pushteti është po aq tërheqës, po aq joshës dhe të jep po aq adrenalinë sa një vajzë (në mos më shumë). Njëlloj si me vajzën, sfida është që nuk duhet të të pëlqejë vetëm ty vajza por, duhet t’i pëlqesh edhe ti vajzës. Ndryshe nuk ndodh asgjë.

Opozitarët e sotëm në raport me pushtetin, janë si djali 16 vjeç i cili e dëshiron në fshehtësi vajzën, nuk dinë të ngrenë kokën, nuk dinë ta shohin në sy dhe t’i thonë fjalë të cilat kanë kuptim.

Ndodh që djali 16 vjeç edhe kur merr guximin t’i flasë e dreqos më keq sepse i thotë “të hënksha cicën” ose ndonjë budallik tjetër të ngjashëm. Pra është demode dhe anti-kohë, ha fara dhe mbështet njërën këmbë tek muri rrethues i shkollës.

Njëlloj opozitatët; edhe kur marrin guximin t’i flasin, shqiptojnë disa budalliqe të cilat e largojnë pushtetin edhe më shumë prej tyre.

Në momentin kur vajza skandalizohet prej djalit dhe lidhet me dikë tjetër për shkak se ai tjetri i njeh marifetet e njeriut (marifet arabisht dmth mister), ky djali nis e shan dhe përgojon atë vajzën, e quan lavire, kurvë etj. siç po bëjnë opozitarët të cilët po shajnë popullin, po e quajnë popull të shitur e të blerë, popull tradhëtar të demokracisë, vetëm pse nuk u lidh me ta.

Edvin Kristaq droga i krimit, në ketë fabul është ai djali disa vjet më i madh në moshë, aventurieri i cili vjen para gjimnazit me makinën që ia kanë blerë vëllezërit. Ai ua josh shoqen e klasës të cilën 16 vjeçarët opozitarë e ëndërrojnë në orën e mësimit dhe në minutat e pushimit.

Për momentin 16 vjeçët kanë vetëm një zgjidhje ngushëlluese: mastrubimin, duke thirrur parasysh imazhin e vajzës. Deri sa të rriten e të piqen, deri sa të mësojnë ta shohin vajzën në sy e t’i flasin ashtu siç duhet folur. Edhe në ketë rast, duke shpresuar që ajo të jetë mërzitur me kriminelin e zi të drogs – sfidë më vete edhe kjo, pasi vajzve që të japin adrenalinë (si pushteti) ndodh që “të poshtrit” ua gjejnë të fshehtat dhe misteret për kohë të gjatë, ndoshta përjetësisht.

Kështu o dashnorë të votës së lirë!

Latest articles

Related articles