Gaz Bardhi tregon detajet e vendimit: Pse PD duhet të ketë kryetar brenda 15 korrikut

Kolegji i Kryetarëve ka sugjeruar datën 15 korrik si afat përfundimtar për vendosjen e një personi në krye të Partisë Demokratike.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se ky është një qëndrim i krerëve të degëve të cilët gjykojnë se strategjia më e mirë për të ringritur partinë është hapja e një procesi që fillon nga kryetari për të zbritur poshtë deri në bazën e partisë.

Kolegji i Kryetarëve është një nga forumet e partisë, sigurisht do të mblidhet kryesia e partisë dhe do të ketë një vendimmarrje statutore. E rëndësishme është që kjo pjesë, apo Partia Demokratike, ajo që ju e quani PD-ja zyrtare, por në fakt është Partia Demokratike sepse vetëm 1 ka edhe pse jemi të përçarë. Unë nuk mohoj dot faktin që ata janë anëtarë të Partisë Demokratike, janë demokratë dhe janë miqtë dhe kolegët tanë të betejës opozitare 10-vjeçare. Kjo historia e 500 mijë votave do duhet të jemi pak të saktë sepse aty janë të gjitha votat e frontit opozitar,” – sqaroi Bardhi.

Latest articles

Related articles