Clleviio Serbiano – Muzikanti gangster. Rebeli i fundit i Shqipërisë

Clleviio Serbiano është më shumë se sa një Muzikant gangster. Ai është Rebeli i fundit i Shqipërisë. Mbreti rrebel i çdo rruge ku shkel shqiptari.

Cllevios dhe gjeneratës së tij nuk i ka dhënë njeri gjë falas, përveç dajakut dhe burgut. Cllevio nuk mohon, Cllevio nuk tërhiqet. Prandaj dhe një ditë po dhe një dite po është brenda, se pushteti nuk ia duron dot burrninë.

Ai flet gjuhën e periferisë. Gjuhën e atyre të rinjve që protestuan për vrasjen e Klodian Rashës dhe dhunohen nga policia freshiste.

Për këtë arsye censurohet nga pushteti.

Pushteti do besprema!

Establishmenti i mohon ekzistencën. Nuk e do. Pushteti do shërbetoret, do kengëtaret e dasmave dhe synetllëqeve. Bad boysat e fryrë që i këndojnë mamave të show bizit dhe pinë të bardhe me fëmijët e oligarkëve dhe politikanëve.

Ça kanë bërë në jetë Cllevio e kanë bërë vetë. Flet gjuhën e rrugës por kupton Makiavelin, Hrushovin, Tolstoin.

Cllevion nuk e blejnë dot se është Mbret!

Është fisnik se jesh fisnik nuk do te thotë të jesh i pasur, as i pastër, e as i bukur. Fisnik do të thotë të jesh i pableshëm.

Fisnik si Tupac.

 

Latest articles

Related articles